Edward Michael Dorsey nga Florida e Shteteve të Bashkuara, ishte ndaluar për një vjedhje të lehtë dhe po dërgohej nga qendra e ndalimit në burgun ku do të duhej ta vuante dënimin.
Por, burri 54-vjeçar pretendonte se ishte i sëmurë dhe se duhej të kontrollohet nga mjeku, transmeton Telegrafi.
Meqenëse të gjitha analizat i dolën mirë dhe mjeku thoshte se pacienti nuk e ka asnjë problem, ai e ka nxjerr syrin protetik dhe hedh në drejtim të mjekut.
“Unë bëjë çfarë të dua”, ka thënë Dorsey, pasi i kishin kërkuar që të mos e heq nga syri.
Sidoqoftë, për këtë veprim kundër mjekut dhe infermieres që e kishte pranë, do të dënohet nën akuzën për sulm të personit zyrtar. /Telegrafi/