Telegrafi

I ndaluari hëngri bar, në përpjekje të del negativ në testin e alkoolit (Video)

Shoferi i paidentifikuar nga Zheijang i Kinës, ka hëngër bari, në momentin që policët e kanë detyruar të bëjë testin për të parë nëse ka konsumuar alkool.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon atë teksa kryen veprimin bizar, pasi ishte ndaluar për vozitje të parregullt, transmeton Telegrafi.

Mësohet se ai ka dalë të jetë dy herë mbi limitin e lejuar dhe e kanë dërguar menjëherë në spital, ndërsa së shpejti dërgohet para drejtësisë.

Sjelljet e tij të pazakonta shkaku i dehjes, janë përfolur shumë në rrjetet sociale duke u përdorur si mahi.

“Dehja e tepërt të kthen në barngrënës”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin. /Telegrafi/