Telegrafi

Ndaloni vetë-shkatërrimin e Shqipërisë

Në një moment thuhet se Shqipëria është destinacioni numër një i planetit për tu parë për vitin 2011, një anëtar i NATO-s, shtetasit e të cilit gëzojnë udhëtimin pa viza në Bashkimin Evropian, ditën tjetër, forcat qeveritare shtinë dhe vrasin protestuesit në rrugë dhe Zyra e Jashtme Britanike paralajmëron vizitorët që të shmangin turmat e mëdha në Tiranë.

“Shqipëria ka qenë kohët e fundit një forcë për paqe në Ballkan, duke vendosur lidhje me armiqtë e vjetër si Serbia dhe duke u kërkuar vëllezërve të etnike në Kosovë dhe Maqedoni të punojnë për paqe. Kriza e tanishme, megjithatë, i ka rrënjët e thella… Zgjedhjet janë luftuar si të ishin beteja, me ushtri që i betoheshin për besnikëri vetëm njëri-tjetrit dhe jo ndonjë procesi demokratik. Zgjedhjet janë mundësi për politikanët për të shkatërruar kundërshtarët dhe për të pasuruar miqtë e tyre. Zgjedhjet e fundit, në qershor 2009, nuk ishin të ndryshme. Kreu i Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama, protestoi kundër rezultateve, duke bojkotuar Parlamentin. Bojkoti është ende në fuqi, duke ia plaçkitur Shqipërisë mundësinë për një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve”, vlerëson Korski.

Më tej, duke kritikuar liderët e dy partive më të mëdha në vend, thuhet se në vend që të ndalen dhe të shohin dëmin që kanë shkaktuar, Rama dhe Berisha kanë mprehur shpatat.

Po ashtu, vihet në pah edhe raporti i Freedom House që Shqipërinë e konsideron një vend vetëm “pjesërisht të lirë”, status i njëjtë sipas tij i dhënë për Abkhazinë, Gambian dhe Nagorno-Karabakh.

Korrupsioni vlerësohet të jetë problem i madh. Edhe sistemi gjyqësor thuhet se është një rrëmujë, ndërkohë që shkretohet me një argument politik nëse duhet të arrestohen apo jo gjashtë komandantët e Gardës kombëtare, të kërkuar në lidhje me vrasjen e protestuesve. 

Analizën e plotë mund ta lexoni në rubrikën Opinione të portalit tonë.