Tashmë është bërë e ditur se Gonzalo Higuain është larguar nga Itali, në momentin që Serie A është suspenduar.
Të gjithë e kritikuan se ai po i ikën karantinës dhe nuk po u përmbahet rregullave të reja, por tani ka ndodhur një tjetër ngjarje.
Vëllai i Gonzalos, Nicola Higuain ka kërkuar nga tifozët e Juventusit që të ndalen me kritika, pasi nëna e tyre po vuan nga kanceri.
“Nëna jonë, si shumë njerëz nëpër botë, po lufton me sëmundjen e quajtur kancer”, ka shkruar Nicola në llogarinë e tij në Facebook.
“Ata njerëz nuk interesohen për shëndetin e nënës time, ata përpiqen vetëm të japin fjalë në rastin ‘Higuain'”.
“Vëllai im ka udhëtuar me lejen e klubit dhe klubi i di tashmë arsyet dhe me certifikatën se ai ka rezultuar negativ në Covid-19”, ka shtuar më tej ai.
Të gjithë lojtarët e Juventusit kanë bërë analizat dhe tre prej tyre janë të infektuar me coronavirus. /Telegrafi/