Telegrafi

Ndalon rryma në një tren në Belgjikë, 700 pasagjerë qëndruan përjashta për dy orë në temperaturë 40 gradë Celsius

Më se 700 pasagjerë të Eurostar, që po udhëtonin në Halle të Belgjikës, janë detyruar të qëndrojnë përjashta për dy orë në temperaturë 40 gradë Celsius, për shkak se në tren ndaloi rryma për arsye ende të panjohura.

Atyre nuk iu ka shkuar në ndihmë ndonjë tren tjetër, derisa u munduan të gjenin hije në ambientin e jashtëm, pasi u shoqëruar përjashta nga stafi i trenit që mbeti në errësirë, transmeton Telegrafi.

“Të vegjlit janë sëmurë, shumë njerëzve po alivanosen. Na kanë thënë që do vije një tren, por janë bërë dy orë këtu dhe nuk po na ofrohet ndihmë” ka thënë një pasagjere, që i ka shpërndarë pamjet.

Më me fat kanë qenë ata që ndodheshin afër urave apo tunele dhe e kishin hije, derisa asnjë prej tyre nuk kishte ku të blinte ndonjë pije freskuese.

Zyrtarët që merren me hekurudhat, anuluan tri trena që do niseshin më vonë, nga frika se mund të pësojë të njëjtin problem.

Ky ndalim, ka shkaktuar shumë tollovi në trafikun hekurudhor, derisa udhëtarëve iu kanë prishur planet, lidhur me destinacionet ku do të mbërrinin. /Telegrafi/