Site icon Telegrafi

Ndalohen përkohësisht hetimet për testin e gjuhës italiane që Suarez e kreu në Perugia, avokatët e Juventusit mohojnë përfshirjen e klubit

Prokurorët e ngarkuar për hetimin që e përfshin Luis Suarez dhe avokatët e Juventusit për mashtrim në testin e gjuhës italiane për lojtarin, kanë ndaluar hetimin momentalisht, për shkak të shumë rrjedhjeve të informacioneve.

Përfaqësuesit ligjor të Juventusit, Luigi Chiappero dhe kolegu i tij Maria Turco udhëtuan sot në Perugia për të mbrojtur klubin, pasi pretendohet se Juven kishte rol në dhënien e testit të gjuhës italiane për Suarezin, pasi kërkohej në atëkohë transferimi i tij te kampionët e Italisë.

Sky raporton se takimi shtatë orësh ka përfunduar, ndërsa prokuroria ka vendosur të ndërpresë hetimin për momentin.

 

Sipas kryeprokurorit Raffaele Cantone, vendimi u mor pas ‘shumë shkeljeve të sekretit’.

Cantone ka thënë se hetimet do të rifillojnë në ditët në vijim duke u përpjekur të ruajnë privatësinë e të gjithëve.

Sipas La Repubblica, avokati i Juves, Maria Turco i kishte premtuar universitetit që nëse do të mbante provimin e Suarezit, klubi do të dërgonte më shumë lojtarë të huaj në të ardhmen.

Në ndërkohë, eprori i Turco, Luigi Chiappero ka thënë se “Zonja e Vjetër” në asnjë mënyrë nuk është e përfshirë në këtë gjë.

Ish sulmuesi i Barcelonës përfundoi transferimin e tij te Atletico Madrid këtë pasdite, por ishte afër një kalimi te Juve.

Akuzat kanë qenë që lojtari ka mashtruar në testin e gjuhës, pasi flet shumë pak italisht. /Telegrafi/

Exit mobile version