Site icon Telegrafi

Ndalojeni dëmtimin e lëkurës me kujdes të duhur

Vlerësimi i problemit
Para se të filloni trajtimin e lëkurës, kujdesuni që të kuptoni karakteristikat e saja kryesore, ndërsa për to më së shumti do t’u ndihmojë dermatologu. Ai do të vlerësojë më së miri se si ta trajtoni lëkurën e dëmtuar, si edhe cili krem i përgjigjet tipit tuaj të lëkurës.

Përdorni mbrojtjen e duhur
Rrezet ultravjollce janë fajtorët kryesorë për shumicën e problemeve të lëkurës. Edhe pse çdo ditë bombardohemi nga mesazhet që të shmangim daljen në diell, këtë rrallëherë e bëjmë. Prandaj, domosdoshmërisht përdorni kremra për rrezitje apo kremra tjerë të përshtatshëm, të cilët përmbajnë së paku SPF 15. Nëse lëkura juaj është e ndjeshme, rekomandohet që të vishni rroba të tejdukshme të çelëta, të cilat do t’i mbulojnë pjesët e ekspozuara të trupit.

Kujdesi ndaj lëkurës
Është shumë me rëndësi që rregullisht ta pastroni lëkurën. Çdo ditë ndiqeni regjimin e rekomanduar: pastrim, tonik dhe njomje. Këshillohet që gjatë natës të përdoret krem kundër pigmentimit, të cilin do t’ua ordinojë mjeku.

Kozmetika
Para se të filloni me përdorimin e një produkti të ri kozmetik, domosdo lexoni se çfarë përbërësish ka. Mos eksperimentoni dhe mos i ndryshoni brendet, sepse kjo mund ta dëmtojë lëkurën tuaj. Përdorni vetëm produkte për të cilat jeni vërtetuar se janë të përshtatshme për ju. Ndërsa nëse ende nuk jeni siguruar për efektin e ndonjë produkti, atëherë përdorni ndonjë produkt me bazë bimore.

/Telegrafi/

Exit mobile version