Ushtari që ndodhej pranë një shkolle të mesme në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, intervenoi me shpejtësi dhe ndaloi rrahjen mes dy të rinjve.
Mirëpo, ushtari i marinës duket se përdori forcë të tepruar, duke i përplasur fuqishëm për toke, pasi iu hodh të dyve sipër, transmeton Telegrafi.
Kjo bëri që njëri prej tyre, të largohej me vështirësi i ndihmuar nga të pranishmit, derisa tjetri mbeti për një kohë i shtrirë.
Bëhet e ditur se gjendja e të dyve është e mirë, ndërsa përplasja nga ushtari, iu ka lënë vetëm lëndime të lehta. /Telegrafi/