Telegrafi

Ndaloi për të blerë karamele për Halloween, amerikani i fitoi 1 milion dollarë nga lotaria Powerball

Një burrë nga Maryland tha se vonesa dhe nevoja për të blerë karamele për Halloween e bëri atë të vizitonte një dyqan ku përndryshe nuk do të kishte shkuar – dhe të fitonte një çmim prej 1 milion eurove (1 milion dollarë) nga lotaria Powerball.

Burri 58-vjeçar i Bowie u tha zyrtarëve të Maryland Lottery se ai u ndal në dyqanin Giant në Bowie sepse i duhej të blinte karamele për Halloween përpara festës, por dyqani nuk do të ishte zgjedhja e tij e parë.

“Unë në fakt nuk do të shkoja te Giant”, tha lojtari duke shtuar: “por isha me nxitim për të shkuar në shtëpi”, raporton UPI, përcjell Telegrafi.

Amerikani bleu 10 bileta për shortin e 29 tetorit të Powerball ndërsa ishte në dyqan.

Ai deklaroi se kontrolloi biletat e tij të nesërmen në mëngjes pasi mësoi se xhekpoti prej 801 milionë eurove (800 milionë dollarëve) nuk ishte fituar nga askush, duke zbuluar pastaj se kishte fituar një çmim prej 1 milionë eurove (1 milionë dollarëve).

“Ishte në të fundit nga 10 biletat”, tha ai. Tutje ai shtoi: “E shikova dhe kjo gjë po thotë 1 milion dollarë!”.

Lojtari tha se ishte në moment mosbesimi, kështu që ai i kërkoi vëllait të tij të kontrollonte dy herë biletën dhe të konfirmonte fitoren.

Burri tha se me paratë fitoi, do ta ndihmojnë atë të kujdeset për babanë e tij të moshuar. /Telegrafi/