Site icon Telegrafi

Ndalohet zyrtari për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Mbikëqyrësi i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, me inicialet A.P është ndaluar sot pasi dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sipas komunikatës, Departamenti i Krimeve të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar sot këtë person për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, sot me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet A.P., mbikëqyrës i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, në Prishtinë dhe zyrave regjionale, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version