Telegrafi

Ndalohet tentimi për kalim ilegal i emigrantëve në Maqedoni

Sot pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), në afërsi të digës Paljurci, kanë penguar tentimin për kontrabandim të disa emigrantëve në makina të drejtuara nga shtetas të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesëtarët e ARM-së duke zbatuar procedurat dhe teknikat e tyre arritën të ndalin tentimin për kalim ilegal të 11 shtetas të huaj, nga të cilët 6 fëmijë.

Sipas autoriteteve, makina me shoferët dhe udhëtarët ilegal janë dorëzuar tek autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila është kompetente për procedurë të mëtutjeshme./Telegrafi/