Autoritetet e rendit në Jiangxi të Kinës, e ndaluan shoferin e njohur vetëm me mbiemrin Hua, që lejoi tre fëmijë të dilnin nga pjesa e e sipërme e veturës, derisa po voziste nëpër autostradë.
Të vegjlit janë parë teksa tundnin kokat, ndërsa luhateshin në veturën që mundohej të shmangte trafikun, transmeton Telegrafi.
“Kanë pasur të nxehtë, i lejova që të merrnin pak ajër të pastër” është arsyetuar Hua.
Megjithëse u lejua të vazhdonte udhëtimin dhe nuk iu ndaluan dokumentet, pritet që të paraqitje në gjykatë për vozitje të pakujdesshme. /Telegrafi/