Një shofer nga Yorkshire e Britanisë së Madhe, e ka prerë dhe hequr pjesën e sipërme të veturës, vetëm që ta ketë më freskët.
Nuk bëhet i ditur identiteti i burrit, që e ka ndryshuar kështu modelin e Ford Ka, në mënyrë që të freskohet derisa është duke vozitur.
Derisa të tjerët hapin dritaret apo lëshojnë kondicionerin, ai ka zgjedhur këtë mënyrë bizarre që të freskohet në veturën në lëvizje, transmeton Telegrafi.
Por, kjo nuk i ka pëlqyer policëve, të cilët e kanë ndaluar dhe ia kanë konfiskuar veturën.
Për më keq, kompania e sigurimeve e ka cilësuar këtë si dëmtim të qëllimshëm nga pronari, dhe nuk do t’i kompenzojë asgjë./Telegrafi.com