James Satterley është ndaluar nga autoritetet kufitare në Sussex të Anglisë, me një sasi shumë të madhe të drogës.
Nën kutitë me peshq të ngrirë, shoferi 50-vjeçar kishte fshehur drogë që në treg do të arrinte të shitej me afro 12 milionë euro, transmeton Telegrafi.
Masa e kokainës, ishte mbështjellë mirë në 97 pako, secila prej të cilave peshonte nga një kilogram.
Atë e kanë dërguar në mbajtje, nën akuzën për transport të drogës së klait të parë, ndërsa nesër pritet të del para drejtësisë.
Gjetja dhe konfiskimi i kësaj mase enorme, është konsideruar se një arritje e madhe në ndalimin e shpërndarjes së narkotikëve. /Telegrafi/