Telegrafi

Ndalohet shitja e iPad në disa pjesë të Kinës

Pretendimet e Proview thonë se shitja e markës tregtare nuk përfshin të drejtat e përdorimit të markës në tregun kinez, dhe një gjykatë kineze e ka anën e Proview tashmë, pasi që ka vendosur kundër interesit të kompanisë amerikane.

Gjykata Ndërmjetësuese Popullore në Huizhou, një qytet në provincën Guangdong të Kinës jugore, ka vendosur që ta ndalojë shpërndarjen e pajisjes në Kinë, edhe pse duket se ky vendim nuk prek gjithë territorin e shtetit të Kinës.

Apple ka thënë se çështja është ende në pritje pranë gjykatës kryesore, dhe ata kanë apeluar në Gjykatën e Lartë në Kinë kundër aktvendimit fillestar. / Telegrafi /