Telegrafi

Ndalohet serbi që po transportonte dru ilegalisht

Një serb është ndaluar në fshatin Popovce të Leposaviqit, derisa ishte me kamion duke transportuar ilegalisht rreth 20 metra kub dru.

Kamioni  së bashku me drunjtë janë konfiskuar. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është nën hetime. /Telegrafi/