Një serb është ndaluar në fshatin Popovce të Leposaviqit, derisa ishte me kamion duke transportuar ilegalisht rreth 20 metra kub dru.
Kamioni së bashku me drunjtë janë konfiskuar. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është nën hetime. /Telegrafi/