Telegrafi

Ndalohet serbi i dyshuar për krime lufte në Nerodime të Epërme të Ferizajt

Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se sot në orët e pasdites, me urdhër të prokurorit të kësaj prokurorie është lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë për një person të dyshuar, të nacionalitetit serb me inicialet Z.K.

Sipas Prokurorisë Speciale, i dyshuari Z.K, dyshohet se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës në Kosovë, konkretisht në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna e Ferizajt, gjatë vitit 1999. /Telegrafi/