Në spotin reklamues artistët e veshur si policë futen në një dhomë fjetje dhe ia tërheqin vërejtjen mashkullit se do të mund të dënohej me para për shkak të “shpejtësisë".
“Më falni, zotëri, por a e dini sa i shpejt jeni. Ne jemi policë për dhoma të fjetjes dhe kemi matur kohën tuaj prej një minutë e 30 sekondash”, thotë artisti në reklamë në të cilën një kompani pohon se spërkatësi i saj për hundë siguron ereksion me kohëzgjatje.
Zyra për standarde ka marrë vendim se reklama është potencialisht fyese për ata që nuk mund ta mbajnë ereksionin.