Komuna e Gjakovës njoftoi të martën se është ndaluar për qarkullim aksi rrugor që lidh fshatrat Ujz dhe Rogovë.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë për shkak të dëmtimit të urës, e cila përbën rrezik për kalimin e automjeteve.
Si rrjedhojë e kësaj bëhet e ditur se patrullat policore kanë vendosur shirita të ndalimit të qarkullimit në këtë urë.
“Sektori për Transport dhe Trafik ka pranuar njoftim nga stacioni policor për ndalim të qarkullimit në aksin rrugor që lidh fshatrat Ujz dhe Rogove”, thuhet në njoftimin për media.
“Kjo për shkak të dëmtimit të urës e cila siç shihet në fotografi përbën rrezik për kalimin e automjeteve mbi të dhe si rrjedhojë e kësaj, patrullat policore kanë vendosur shirita të ndalimit të qarkullimit në këtë urë”. /Telegrafi/