Në Birmingham të Anglisë është zbuluar një punëtori ilegale, ku dyshohet se janë prodhuar mbi 35 milionë cigare në muaj, si dhe janë arrestuar dhjetë persona.
Në këtë vend të improvizuar, është gjetur pajisja për mbështjellje, shumë duhan, kartonë për të krijuar pako, si dhe mjete tjera të nevojshme për punimin e cigares, transmeton Telegrafi.
Prej aty janë larguar katër kamionë të mbushur me cigarea, si dhe material paketues, ndërsa janë bastisur edhe disa objekte në afërsi.
Në bazë të hetimeve të para, besohet me anë të kësaj veprimtarie janë fituar në mënyrë ilegale mbi 160 milionë euro.
Të dyshuarit që janë nga Paraguaji dhe Brazili, të moshave prej 26 deri 40-vjeçar po qëndrojnë në mbajtje, ndërsa së shpejti do të dalin para drejtësisë.
Policia po kërkon nga të gjithë, që të raportojnë nëse dinë diçka nga ky rast dhe të mos blejnë duhan me përmbajtje të dyshimtë. /Telegrafi/