Site icon Telegrafi

Ndalohet ‘pirja e ujit’

Sipas Metro, mendohet se rreth 5.000 litra ujë në ditë janë duke u gëlltitur nga vizitorët e 18 pishinave në Vjenë. Zyrtarët thonë se kostoja e zëvendësimit është e lartë, sidomos për shkak se tani është fluksi i vizitorëve në valën e të nxehtit.

Autoritetet thonë se zëvendësimi i gjithë atij uji ka çmimin e vet si financiar ashtu dhe ambiental, në kohën kur njerëzimi ka nevojë për ta trajtuar kimikisht ujin.

Menaxherët e pishinave austriake kanë tentuar më parë që të ndalojnë veshjet e bermudeve, për shkak të sasisë së madhe të ujit që thithin dhe që e marrin me vete kur vizitorët largohen nga pishinat. /Telegrafi/

Exit mobile version