Mo Gong Ming, që është zyrtar i lartë në qytetin Yulin të Kinës, ka urdhëruar ndalimin e prerjes së qenve dhe shitjes së mishit të tyre në një festival tradicional.
Nga 15-22 qershor, kur këto kafshë dërgohen nëpër thertore, do të bëhet kontroll i rreptë dhe do të ndalohen aktivitetet e kasapëve, transmeton Telegrafi.
Të gjithë ata që kapen duke shkelur urdhëresën, do të gjobiten me deri në 15 mijë euro, ndërsa rrezikojnë arrestimin.
Shumë organizata për mbrojtjen e kafshëve, kanë bërë kërkesë të ndalohet kjo traditë, por nuk është ndërmarrë asgjë deri tash. /Telegrafi/