Telegrafi

Ndalohet një zyrtar shtetëror në Maqedoni, dyshohet për ryshfet

Me vendim të prokurores për krim të organizuar, Villma Ruskoska në mëngjesin e sotëm është ndaluar një zyrtar i punësuar në Ministrinë për Shoqëri informative dhe Administratë në Maqedoni (MSHIA) pasi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, respektivisht për marrje të ryshfetit gjatë procesit të një tenderi lidhur me IPA fondet, njofton SDK, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për momentin, policia financiare bën bastisje në MASHI për të gjetur materiale për hetimin për këtë rast.

Në mëngjes, të njejtit i është bastisur shtëpia pas arrestimit të tij. Për të njejtin do të kërkohet paraburgim, deri në një vendim tjetër. Sipas SDK bëhet fjalë për keqpërdorime në vitin 2014-2015. Prokuroria, policia financiare dhe gjykata duhet që brenda ditës të dalin me informacione të hollësishme. /Telegrafi/