MPB njofton se mbrëmë rreth orës 19:30, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – SPB Galate kanë ndaluar 23-vjeçarin F.A. nga Vrapçishti,
“Ai ishte shpallur në kërkim me urdhër qendror, në bazë të vendimit të gjykatës, për të vuajtur dënimin me një vit burg për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, i dënueshëm nga neni 215 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.
Personi është dërguar në Burgun Tetovë për vuajtje të dënimit.