Site icon Telegrafi

Ndalohet një tregtar droge në Ohër

Policët nga Sektori për tregti të paligjshme në SPB Ohër pasditen e djeshme kanë ndaluar një person nga Ohri, i dyshuar si tregtar i drogës.

Sipas njoftimit të policisë, dje në orën 18:30 në bulevardin “Zheleznika” në Ohër është ndaluar dhe privuar nga liria K.M (24). Ai duke drejtuar veturën e pasagjerëve “Range Rover” pa targa, në rrugën kryesore Ohër-Kërçovë, afër fshatit Podmolje, nuk është ndalur në shenjë ndalese, por me veturën ka ikur.

Në lidhje me rastin dhe për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se personi ka kryer vepër penale nga neni 215 i Kodit Penal, punonjësit e policisë kanë kontrolluar zonën e Podmoljes ku gjetën thasë me lëndë jeshile, si dhe pako me mbetje të një lënde pluhuri të bardhë.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj të arrestuarit do të bëhet kallëzimi përkatës.

Exit mobile version