Site icon Telegrafi

Ndalohet një shtetas turk në vendkalimin kufitar Deve Bair, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

Foto: Ilustrim

MPB njofton se ka ndaluar një shtetas turk në vendkalimin kufitar Deve Bair, për shkak se dyshohet se ka pasur dokumente të falsifikuara për automjetin të cilin drejtonte.

“Dje në orën 20:25 në vendkalimin kufitarë Deve Bair, punonjësit e policisë i kanë ndaluar 44-vjeçarin M.D. nga Republika e Turqisë, i cili drejtonte një kamion tip “Mercedes” dhe një gjysmërimorkio me targa turke, pasi gjatë kontrollit dhe kontrolleve të pasaportave u konstatua se dy kartat e gjelbra ndërkombëtare të sigurimit ishin të falsifikuara”, thonë nga MPB

I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme./Telegrafi/

Exit mobile version