Site icon Telegrafi

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë për peshkim të paligjshëm në Liqenin e Ohrit

Dje në orën 06:55 në ujërat e liqenit të Ohrit, përballë vendbanimit turistik “Shën Stefan”, punonjësit e policisë së stacionit të policisë për vëzhgim kufitar, Liqeni i Ohrit, i kanë ndaluar I.C (63) nga Republika e Shqipërisë, me dyshimin se ka kryer veprën penale të “peshkimit të paligjshëm” dhe veprës penale “kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Me të është bërë intervistë zyrtare, pas së cilës i është dorëzuar Gjykatës Themelore të Ohrit për procedurë të mëtutjeshme.

Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës./Telegrafi/

Exit mobile version