Site icon Telegrafi

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Dibër, kapet duke vjedhur një biznes

MPB njofton se është arrestuar një vjedhës shtetas i Shqipërisë i cili është kapur duke vjedh një biznes në Dibër.

“Më datë 23.12.2023 në orën 10:40 në Dibër, punonjësit e policisë i kanë ndaluar S.S.(66) nga Republika e Shqipërisë.

Ai u kap gjatë një vjedhjeje në një objekt biznesi që ndodhet në rrugën “100” në Dibër.

Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Exit mobile version