MPB njofton se ka ndaluar një shtetas të Kosovës në vendkalimin kufitar në Tabanoc, për shkak se dyshohet se ka falsifikuar dokumente personale.
“Dje në ora 16:00 në vendkalimin kufitar Tabanovc, në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë kanë ndaluar 42-vjeçarin SH.A. nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrolleve është konstatuar se kishte dorëzuar patentë shoferi Polonisë të falsifikuar.
I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB./Telegrafi/