Site icon Telegrafi

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Shkup, dyshohet për tregti me lëndë narkotike

MPB njofton se është ndaluar një shtetas i Kosovës në Shkup, pasi i njëjti është kapur me tableta MDMA.

“SPB Shkup, njësiti për tregti ilegale ka parashtruar kallëzim penal kundër D.G.(26) nga Kosova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”.

Më datë 26.03.2023, nëpunësit policorë kanë kryer kontroll te i denoncuari, ku kanë gjetur dhe marrë tableta MDMA”, thonë nga MPB./Telegrafi/

 

Exit mobile version