Site icon Telegrafi

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Bllacë, ka tentuar të korruptojë policinë kufitare

MPB njofton se policia ka ndaluar një 45-vjeçar shtetas i Kosovës, për shkak se ka dashur të korruptojë policinë kufitare në Bllacë.

“Me datë 07.03.2024 në ora 09:15 në vendkalimin kufitarë “Bllacë”, zyrtarët policorë kanë ndaluar F.S. (45) nga Kosova, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”.

Gjegjësisht, rreth orës 08:50 në vendkalimin kufitar, një autobus me targa të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në vend për shkak se shoferi nuk ka pasur certifikatë profesionale të shoferit të autobusit. Shumë shpejtë F.S., pronari i kompanisë për të cilën po udhëtonte shoferi, mbërriti në vendkalim dhe kërkoi që autobusi të kalonte.

Në të njëjtën kohë, ai i ofroi para udhëheqësit të policisë, pas së cilës ai u ndalua në stacionin policor”, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës./Telegrafi/

Exit mobile version