MPB njofton se policia kufitare dje ka ndaluar një shtetas gjerman, për shkak se automjetin të cilin e voziste kërkohej nga Interpoli.
“Dje në orën 13:45 minuta në vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë kanë ndaluar 48-vjeçarin M.S.O. nga Gjermania, për faktin se gjatë kontrollit të një automjetit pasagjerësh tip “Audi” me targa kombëtare gjermane, të cilin ai e drejtonte, e cila ishte pronë e O.O. nga Turqia, është konstatuar se automjeti i pasagjerëve ishte në kërkim nga Interpoli”, njoftojnë nga MPB.
I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme./Telegrafi/