Shqiptari ishte drejtuesi i një mjeti të bllokuar ku u gjet drogë me vlerë 2.5 milionë euro. Operacioni u finalizua në portin e Barit, kur drejtuesi i kamionit shpresonte t’i shpëtonte kontrollit, ndërkohë që droga ishte maskuar brenda ushqimeve që transportoheshin.
Droga u diktua me skaner dhe policia ndërhyri duke bllokuar kamionin dhe ndaluar drejtuesin e mjetit. Droga ishte fshehur mes frutave. /Telegrafi/