Dje pas dite në orën 12 në vendkalimin kufitar Dellçevë, policia kufitare ka privuar nga liria 53 vjeçarin L. M nga Shqipëria pasi që pas kontrolleve është konstatuar se dokumentet gjegjësisht pasaportën e ka të falsifikuar, informoi MPB.
“Poashtu pas kontrolleve në veturën e tij është gjetur letërnjoftim dhe patent shofer të falsifikuar me emrin e tij por edhe letërnjoftimi origjinal i personit nga Italia, kumtuan nga MPB. /Telegrafi/