Telegrafi

Ndalohet një person nga Resnja, janë gjetur drunj të prerë pa leje

Sot në fshatin Surlenci të regjionit të Resnjës, zyrtarë policorë nga SPB Manastir – DPB Resnjë kanë privuar 47-vjeçarin M.T. nga fshati Surlenci i regjionit të Resnjës, njoftoi MPB.

“Në të njëjtën kohë janë gjetur dhe konfiskuar rreth 11 m3 dru zjarri të prerë, të cilat i janë dorëzuar Policisë Pyjore për veprime të mëtejshme”, ka thënë MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse./Telegrafi/