Në autostradën A1, në kryqëzimin Miravci, sot rreth orës 15:00, zyrtarë policorë nga kufiri Jug, Bogorodicë kanë ndaluar A.A. nga Negotina me automjetin “Toyota” me targa të Shkupit, po transportonte gjashtë persona nga Siria.
MPB-ja njoftoi se për këtë është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike dhe pas dokumentimit të rastit do të ngitet kallëzim penal./Telegrafi/