Telegrafi

Ndalohet një person nga Kosova në Maqedoni, i ka ofruar ryshfet policisë

MPB njofton se sot (4 tetor 2024) rreth orës 10:15 në pikën kufitare “Bllacë”, zyrtarët policorë kanë ndaluar S.H (55) nga Kosova.

“Ai ishte duke vozitur një minibus në linjën Kosovë-Greqi dhe kur i është afruar kontrollit të pasaportave, për shkak se nuk kishte certifikatë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, i kishte ofruar ryshfet policit.

Rasti është raportuar në Departamentin për Krim Ndërkufitar dhe Migrim në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/