Site icon Telegrafi

Ndalohet një person nga Demir Hisari, dyshohet se ka penguar personin zyrtar në detyrë

MPB njoftin se DPB Demir Hisar ka paraqitur kallëzim penal kundër E.B., punonjës policie në Stacionin Policor Manastir, për shkak të dyshimit për veprën penale “pengim i zyrtarit në kryerjen e detyrës zyrtare”.

“Më datë 11.02.2024 një person në Demir Hisar ka penguar punonjësit e policisë të marrin masa ndaj një personi për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Pas kontrolleve, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale në MPB ka paraqitur propozim për inicimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës nga neni 210 të Marrëveshjes Kolektive të Ministrisë të Brendshme.

Janë marrë masat e detyrueshme për largim nga vendi i punës deri në marrjen e vendimit në procedurë disiplinore dhe sekuestrohen përkohësisht arma.

Exit mobile version