Policia në vendkalimin kufitarë Tabanoc ka ndaluar një person për shkak se dokumentet e automjetit të tij kanë qenë të falsifikuar.
“Më datë 19.11.2024 në ora 10:25, zyrtarët policorë të stacionit policor për kontroll dhe vëzhgim kufitar Tabanoc kanë ndaluar A.S. për shkak të përdorimit të dokumentit “me përmbajtje të pavërtetë” sipas nenit 380 të Kodit Penal.
Në hyrje të vendit është kontrolluar automjeti i pasagjerëve “Mini Cooper” me targa zvicerane me të cilin ka qenë duke udhëtuar dhe është konstatuar se numri VIN i mjetit nuk përputhet me numrin VIN në lejen e qarkullimit të mjetit.
Personi dhe automjeti i janë dorëzuar SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/