MPB njofton se kanë ndaluar një person një 21-vjeçar i cili kërkohej me urdhër qendror.
“Me datë 05.03.2024 në ora 01:15 në fshatin Angelci, Strumicë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Strumicë kanë ndaluar D.P.(21) nga fshati Angelci.
Ai ishte dënuar me tre vjet burgim për veprën penale “grabitje” nga neni 237 i Kodit Penal dhe kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Burgut të Strumicës për të vuajtur dënimin me burg prej dy vjet e pesë muaj.
Personi është dërguar në institucion për të vuajtur dënimin”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/