MPB njofton se kanë ndaluar një person në Shkup i cili kërkohej me urdhër qendror.
“Në orën 09.05 në bulevarin “Krste Misirkov” në Shkup, zyrtarë policorë nga Ekipi Operativ i Kërkimit në SPB Shkup e kanë ndaluar M.L (50) nga Shkupi, i cili me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup ishte në kërkim për dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vitesh e dy muaj për një krim të kryer në lidhje me Nenin 418-b, 418-c (trafikimi i të miturve dhe kontraband me imigrantë) dhe neni 273 (pastrimi i parave)”, thonë nga MPB.
Personi do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent.