MPB Maqedoni njofton se dje (24.07.2024) në ora 16:15 në Manastir, nga ana e punonjësve policorë nga SPB Manastir, u privua nga liria N.R (23).
“Ai dyshohet se rreth orës 15:30 ka hyrë në oborrin e S.B (74) nga Manastiri dhe i ka marrë me dhunë bizhuteritë personale”.
“Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.