Telegrafi

Ndalohet një person në Kavadar, dyshohet për vjedhje

Dje në ora 18:50 në Kavadar, zyrtarë policorë nga DPB Kavadari kanë ndaluar F.J.(18) nga Kavadari.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje” nga oborri i manastirit “Shën Nikolla Moklishki” në atarin e fshatit Vatasha e Kavadarit, gjatë së cilës ka marrë disa sende. Atij i janë gjetur sendet dhe i janë kthyer pronarit.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të saj do të bëhet kallëzim përkatës.