Dje në ora 18:50 në Kavadar, zyrtarë policorë nga DPB Kavadari kanë ndaluar F.J.(18) nga Kavadari.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje” nga oborri i manastirit “Shën Nikolla Moklishki” në atarin e fshatit Vatasha e Kavadarit, gjatë së cilës ka marrë disa sende. Atij i janë gjetur sendet dhe i janë kthyer pronarit.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të saj do të bëhet kallëzim përkatës.