SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një 27-vjeçar nga Gostivari i cili kërkohej me urdhër qendror për vuajtjen e dënimit me burg.
“Më datë 12.05.2024 në ora 23:50 në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB-Gostivari kanë ndaluar personin F.B.(27) nga Gostivari.
Ai kërkohej me një urdhër qendror bazuar në një urdhër gjykate për të vuajtur dënimin me burg. Personi është dërguar në IKNP-Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/