Site icon Telegrafi

Ndalohet një person në Gostivar, dyshohet për zjarrvënie

MPB Maqedoni njofton se dje (29.08.2024) në orën 14:00 zyrtarët policorë në Gostivar kanë ndaluar një person.

Ai dyshohet se tek varrezat e fshatit Gradc ka shkaktuar zjarr.

“Dje (29.08.2024) në orën 14:00 zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë ndaluar personin S.B (55) nga fshati Gradec, për shkak të dyshimeve se tek varrezat e fshatit Gradec ka shkaktuar zjarr duke djegur bar të ulët. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj S.B do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Exit mobile version