Telegrafi

Ndalohet një person në Gjilan, i janë gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë’

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ndaluar të dyshuarin A.SH., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se tek i njëjti janë gjetur 241 gram narkotikë, e llojit ‘’Marihuanë’’.

“Ekziston dyshimi i bazuar që gjatë ditës së djeshme, më 22 tetor 2019, rreth orës 12:30 minuta, i dyshuari A.SH., pa autorizim dhe me qëllim të shitjes ka poseduar substanca narkotike, me ç’rast gjatë bastisjes nga ana e policisë, në shtëpinë e tij, në Gjilan, janë gjetur 241 gram substancë narkotike”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit për media i dyshuari kishte tentuar që të ikte nga policia, pasi kishte qenë duke bërë paketimin e narkotikëve, në objektet përcjellëse të shtëpisë së tij, ku gjatë bastisjes janë sekuestruar:

– Një qese plasmani me substancë narkotike e llojit ‘’Marihuanë’’ në peshë prej 183. 9 gram,

– 24 paketime të vogla ‘’Marihuanë’’, si dhe një sasi e ndarë në pjesë të vogla e gatshme për paketim, në peshë prej 57.1 gram,

– 400 paketime të vogla, të cilat shërbejnë për paketimin dhe shitjen e ‘’Marihuanës’’.

Në njoftim thuhet se me këto veprime, dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Telegrafi/