Site icon Telegrafi

Ndalohet një i dyshuar për vrasjen në Bogovinë

MPB njofton se në Bogovinë të Tetovës këtë mëngjes, një person u qëllua për vdekje në një objekt hotelierik. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë konfirmoi se ka arrestuar një burrë 50-vjeçar të dyshuar për vrasjen, pas një konflikti të mëparshëm me viktimën, njofton Telergafi Maqedoni.

“Sot (02.06.2024) në orën 10.30 në rrugë ,”Cvetan Dimov” pjesëtarë të policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M.(50) nga Bogovina e Tetovës, i cili kishte qenë me veturë “BMW” me targa të Tetovës. Ai dyshohet se rreth orës 10.15 në një objekt hotelierik në fshatin Bogovinë me armë zjarri ka vrarë personin A.Xh.(47) nga i njëjti fshat, me të cilin që më parë kishin padurim të ndërsjellë. Gjatë kontrollit sipërfaqsorë të automjetit, është gjet një pushkë automatike. Viktima dhe i dyshuari, sipas raporteve, kishin pasur mosmarrëveshje të mëparshme”, thuhet në njoftim.

Prokurori Publik dhe efektivët e policisë vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes, duke kryer inspektimin e detajuar, ndërsa i dyshuari mbahet në stacionin e policisë për procedura të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version