Policia ka arrestuar një djalë të ri, 21 vjeç, nga një fshat i Kriva Pallankës, i cili dyshohet se në mes të ditës ka therur me thikë një nga Shkupi.
“Sot (04.03.2024) në ora 08:20 në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme në SPB Shkup kanë privuar nga liria A.Gj.(21) nga një fshat i Kriva Pallankës.
Ai dyshohet se më datë 03.03.2024 në ora 13:30 në afërsi të Qendrës së Transportit në Shkup me lëndë të mprehtë e ka sulmuar A.P.(24) nga Shkupi dhe i ka shkaktuar lëndime, konstatuar nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohri”, informoi MPB-ja.
“Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, shtojnë organet kompetente.